Të paktën 1,500 projekte të energjisë së pastër në të gjithë Europën janë ndaluar ose prolonguar për shkak të mungesës së lidhjeve në rrjet, dhe nevojiten 700 miliardë dollarë investime në rrjet që vendet të arrijnë qëllimet e tyre të gjelbra.
MEPSO përballet me të njëjtat sfida. Në planin e tyre të zhvillimit 2025-2030, ata shkruajnë se integrimi i burimeve të energjisë së rinovueshme (BER) është një sfidë për MEPSO-n sepse centralet me erë dhe fotovoltaike kanë ndikime të padëshiruara në sistemet e transmetimit, dhe sfidat kryesore për MEPSO-n janë:
Investime janë të nevojshme edhe në Maqedoni, sepse rrjeti është 40 vjeç. Dhe fundjava e kaluar, kur pothuajse i gjithë vendi mbeti pa energji elektrike, ishte vetëm konfirmim i kësaj.
Raporti mbi shkaqet e sakta nuk ka mbërritur ende te Komisioni rregullator, por është e qartë se ka pasur shumë energji elektrike ndërsa pak konsumatorë. Këto teprica kanë lindur për shkak të fotovoltaikëve, të cilët janë në rritje të shpejtë që nga kriza energjetike.
“MEPSO në periudhën që vijon do të shpallë një tender për instalimin e një baterie më të madhe kondensatorësh në Negotinë, kështu që edhe ky problem do të tejkalohet në periudhën e ardhshme”, tha Marko Bislimovski.
Problemi u ndje për herë të parë në Spanjë dhe Portugali, kur miliona banorë mbetën pa energji elektrike për disa orë. Autoritetet e quajtën ngjarjen një fenomen, pasi shkaktoi lëkundje në linjat e tensionit të lartë të energjisë.
Një projektligj për sigurinë kibernetike pritet deri në fund të këtij muaji, i cili synon të forcojë shoqërinë në tërësi, në kushte të sulmeve kibernetike në rritje ndaj infrastrukturës kritike, siç janë sistemet e transmetimit dhe prodhimit të energjisë elektrike.
Ministrja e Energjisë, Sanja Bozhinovska, kujtoi se MEPSO ishte cak i një sulmi serioz kibernetik vitin e kaluar dhe theksoi se mbrojtja e rrjetit energjetik është çështje me interes kombëtar. Ajo njoftoi se ende shqyrtohet nëse mbrojtja do të zbatohet nga institucionet publike apo kompanitë private, por se prioritet do të jetë zgjidhja më e mirë për qytetarët.
