Kemi të drejtë të ndiejmë frustrim, zemërim, frikë. Nuk është e këndshme që t’i “ftojmë edhe këto emocione në tryezë”, por e rëndësishme është që para së gjithash të jemi të vetëdijshëm se ekziston një problem që ka iniciuar gjithçka – por edhe një zgjidhje

Stresi mund të jetë nxitës për forcim dhe një rrugë drejt zbulimit të aftësive të reja që as nuk i kemi menduar, por gjithashtu është edhe shkak i ankthit të shtuar dhe depresionit. Shpesh stresi “trajtohet” gabimisht me sasi të mëdha ushqimi, kryesisht jo të shëndetshëm. Kur jemi nervozë, kemi prirje të hamë ushqim të yndyrshëm, të kripur, ose sheqer. Na duket se gjithçka është më e lehtë me një porcion makarona të preferuara ose me akullore, sidomos pas një dite stresuese. Problemi lind kur kemi nevojë për gjithnjë e më shumë ushqim për ta maskuar stresin.

Ushqimi është më shumë se “karburant”

The post Si ta ndalim dëshirën e pangopur për ushqim kur jemi nën stres? appeared first on Alsat.