Sigurimi i objektit të EVN sulmon fizikisht 64 vjeçarin nga Forina e Gostivarit

Një rast i rrallë ka ndodhur dje ku sigurim i i kompanisë EVN ka sulmuar një person të moshuar.

“Me datë 24.09.2024 në ora 11:30 në DPB Gostivar, personi A.B.(64) nga fshati Forinë e Gostivarit, ka raportuar se rreth orës 10:45 në pikën pagesore të EVN-së, është sulmuar fizikisht nga SP” nga Gostivari, i cili ishte angazhuar si sigurim i objektit. Po merren masa për zbardhjen e rastit” thuhet në buletinin e SPB Tetovë.