Gazetare: Ajnur Bafqari
Kërkesat për paga më të larta, respektim të marrëveshjeve kolektive dhe trajtim dinjitoz të punëtorëve, do t’i nxjerrin në rrugë përfaqësuesit e Lidhjes së Sindikatave. Kryetari Sllobodan Trendafillov, thekson se gjysma e fuqisë punëtore në Maqedoninë e Veriut marrin paga më të ulëta se 600 euro, ndërsa u bën thirrje që ankesat e tyre t’i shprehin nëpërmjet marshit protestues të 1 majit.
“Kjo është 50 për qind nga fuqia punëtore në Maqedoni që pranon paga nën 600 euro. Këta punonjës të mos na takojnë në rrugë dhe të na ankohen, të mos na dërgojnë porosi e të na ankohen, por të qëndrojnë me ne krah më krah dhe të tregojnë se nuk janë të kënaqur nga lartësia e pagave që e dërgojnë te familjet e tyre”, deklaroi numri një i LSI-së, Sllobodan Trendafillov.
Trendafillov nënvizoi se kushtet e sigurisë dhe ruajtjes së shëndetit në punë janë njësoj të rëndësishme sikurse pagat e punëtorëve. Sipas tij, dhjetëra persona në vend humbin jetën në punë, për shkak të kushteve të pavolitshme. Sindikatat kërkojnë më shumë kontrolle në këtë drejtim.
“Të dhënat tregojnë që një numër i madh i bashkëqytetarëve tanë i humbasin jetët e tyre në vendet e tyre të punës, ndërsa vdekja e tyre kushton mes 5 deri në 10 mijë euro, sepse ishin të siguruar, vlerësojmë se është disfatë për një shoqëri, ndërsa Maqedonia është pika më e zezë, ndoshta në hartën e Evropës, sipas rasteve të vdekjeve dhe lëndimeve në vendet e punës, për shkak të mos marrjes së masave dhe kushteve të pavolitshme për mbrojtje dhe shëndet në punë,” nënvizoi Trendafillov.
Kërkesë tjetër për çka LSM-së kërkon mobilizim më 1 maj, është edhe rreziku për shfuqizimin e marrëveshjes kolektive të kulturës, që sipas tij, mund të ndikojë në shfuqizimin e të gjitha marrëveshjeve kolektive ku parashihet mënyra e përllogaritjes së pagave. Sindikalistët fillojnë marshin në orën 11:00 para “Shtëpisë së Punëtorëve”, duke vazhduar para Kuvendit, Odës Ekonomike e duke përfunduar para Qeverisë./Alsat.mk.
The post Sindikalistët në rrugë për 1 maj, kërkohen paga më të larta e trajtim dinjitoz të punëtorëve appeared first on Alsat.
