Nuk u arrit marrëveshje në seancën joformale të Këshillit Ekonomik-Social, të mbajtur dje. Kjo teme u trajtua në emisionin “Biznes 21”, nëse paga minimale duhet të rritet më shumë se rreth 30 eurot e parashikuara me ligj që punëtorët pritet t’i marrin në mars. Qeveria, punëdhënësit dhe sindikatat mbetën secili në qëndrimin e vet. Por u arritur marrëveshje mes sindikatave – Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë (LSM) dhe Konfederata e Sindikatave të Lira (KSL) – që nga janari të dalin bashkë në protesta në rrugë.

“Presim deri më 31.12 që të merren vesh, ashtu siç na thonë prej 18 muajsh. Ne po u japim afat 18 ditë, as aq nuk ka.
Qeveria dhe punëdhënësit duhet të merren vesh, sepse kështu po u bëjnë dëm punëtorëve. Punëtorët janë të varfër, nuk munden t’i paguajnë faturat bazë, rrymën, ujin, nuk munden t’i ushqejnë familjet dhe as t’u blejnë nga një karamele apo çokollatë fëmijëve. Nëse jo, në fillim të vitit të ardhshëm prisni protesta dhe greva”, tha Sllobodan Trendafillov.

“E mbështesim, e mbështesim. Ja, tani po u zgjasim dorën. Nesër, siç e dinë nga LSM-ja, para, siç thatë, Lidhjes së Odave Ekonomike, do të dalim menjëherë në protestë. Të bëjmë presion që të rritet paga minimale”, tha Blagoja Ralpovski.
Qeveria do ta pranojë atë për të cilën do të bien dakord punëdhënësit dhe sindikatat, ndërsa për momentin mbetet në qëndrimin për harmonizim ligjor prej rreth 30 eurosh në mars.

“Duhet të respektohet ligji, i miratuar me atë marrëveshje tripalëshe. Jashtë atij ligji, nëse dëshirohet një rritje e caktuar e pagave, gjë që i përshtatet edhe Qeverisë sepse do të kemi më shumë kontribute në Buxhet, ne do ta respektojmë. Por barra e pagës minimale më të lartë dhe e pagave të tjera, që të mos ketë barazim mes pagave dhe të jenë të kënaqur të gjithë punëtorët, do të bjerë mbi sektorin privat. Nëse ai e përballon, ne nuk kemi asnjë problem”, deklaroi Marjan Risteski.

Për punëdhënësit, harmonizimi ligjor në mars është i mjaftueshëm; ata pranojnë rritje vetëm në sektorë të caktuar. Sipas tyre, produktiviteti është i ulët dhe një pagë minimale më e lartë se 30 euro do të çojë në mbyllje fabrikash dhe largim punëtorësh.

“E mbroj qëndrimin se në këtë moment lartësia e pagës minimale në Maqedoni, sipas parametrave ekonomikë, veçanërisht nivelit të pagës mesatare, është plotësisht e kënaqshme, madje edhe shumë më e lartë krahasuar me shtete të tjera”, theksoi Angel Dimitorv.

Në debat u hapën shumë tema, përfshirë shportën konsumatore qeveritare, e cila nuk do të publikohet në janar dhe me të cilën duhej të llogaritej se sa para i nevojiten një familjeje katëranëtarëshe për të mbijetuar një muaj. U diskutua edhe për standardin dhe fuqinë blerëse të qytetarëve, si dhe për faktin se në shkurt pagat e funksionarëve do të rriten për 200 deri në 250 euro.

“Merrini sindikatat, pensionistët – sa është pensioni minimal dhe me çfarë pensionesh jetojnë. Edhe ata jetojnë, edhe ata ia dalin disi. Një njeri mund të ketë 1.000 euro dhe prapë t’i duken pak.
Mund të kesh shumë dhe të jesh i palumtur, e mund të kesh pak dhe të kesh një jetë normale, të dish të gëzohesh me gjërat e vogla.
Ka njerëz që kurrë nuk kanë shkuar në pushime, edhe pse kanë pasur mundësi. Me llogaritjen e tyre, në vend të pushimeve, më mirë ta ndërrojmë dhomën e gjumit ose të blejmë frigorifer të ri. Kjo është çështje prioritetesh personale. Ka njerëz që vozisin, të themi, Yugo 45, e kanë shtëpi trekatëshe madhështore. Ndërsa ka të tjerë që jetojnë në një banesë 50 metra katrorë dhe kanë Mercedes”, u shpreh Dimitorv.

“Ne kemi pagë minimale më të lartë se Turqia dhe Bullgaria. Bullgaria është anëtare e Bashkimit Evropian. Kemi pagë minimale më të lartë se Shqipëria dhe Kosova. Pra, nuk jemi në fund”, tha Marjan Risteski

“Ai urim do të plotësohet edhe me një urim tjetër – pagat e funksionarëve vitin e ardhshëm, nëse rriten sipas rritjes së pagës mesatare prej 10 për qind, nga 2.000 dhe 2.500 euro do të jenë 200 deri në 250 euro. Dhe kjo do të jetë një humbje edhe më e madhe”, deklaroi Sllobodan Trendafillov.

Trenafillov pyeti pse po heshtet për faktin se pagat e funksionarëve në shkurt do të rriten për rreth 10 për qind dhe porositi se do të qëndrojnë në rrugë derisa të rriten edhe pagat e punëtorëve.