Për sot parashikohet mot shumë i nxehtë, me erë të dobët deri mesatare nga drejtime të ndryshme. Temperatura minimale do të lëvizë nga 11 deri në 21 gradë, ndërsa ajo maksimale do të arrijë nga 33 deri në 39 gradë Celsius. Temperaturat e larta do të vazhdojnë të mbeten edhe gjatë orëve të mbrëmjes dhe natës.
