Në vijim të vizitës në Shkup, Kryetarja e Kuvendit Spiropali u takua me z. Ali Ahmeti, Kryetar i BDI, dhe z. Talat Xhaferi, ish Kryetar i Kuvendit të RMV dhe ish kryeministër, me të cilët diskutoi mbi rolin e shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut si faktor demokratizimi, integrimi, stabiliteti e paqeje në vend e në rajon dhe nevojën e ruajtjes së përfaqësimit të drejtë e proporcional të shqiptarëve në shoqërinë dhe institucionet e RMV.

Kryetarja e Kuvendit u shpreh kështu: “Gjithmonë i veçantë takimi me Kryetarin e BDI, bacën Ali Ahmeti, dhe z. Talat Xhaferi, ish-kryetar i Kuvendit dhe ish-Kryeministër i Maqedonisë së Veriut.
Krenarë mbi rolin e shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut si faktor stabiliteti, paqeje dhe orientimi euro-atlantik në vend, ku theksuam nevojën e ruajtjes së përfaqësimit të drejtë e proporcional të shqiptarëve në shoqërinë dhe institucionet e RMV si dhe respektimin e arritjeve shumëplanëshe të tyre në funksion të një shoqërie multietnike e demokratike.”