Është rritur numri i viktimave pas bombardimeve izraelit në Liban, duke shkuar në 274 të vdekur.
Lajmin e ka konfirmuar ministri i Shëndetësisë së Libanit në një konferencë për shtyp, duke thënë se mesë viktimave ishin 21 fëmijë dhe 31 gra, teksa mbi 1000 persona kanë mbetur të plagosur.
Këto sulme vijnë një ditë pas kërcënimit të kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu drejt Hezbollahut, ndërsa OKB-ja në Liban i ka cilësuar këto sulme si krime lufte.