Gazetar: Miki Trajkovski

Pedalinat edhe këtë verë do të jenë dekor i bregdetit të Strugës, pasi këshilltarët e Strugës sot nuk e mbështetën iniciativën e kryetarit Qyra, me të cilën parashihej ndalimi i përdorimit të tyre gjatë sezonit turistik deri më 31 tetor, dhe rregullimi i tyre me rregullore të veçantë me qëllim siguri më të madhe për ata që i përdorin. Për votuan vetëm dy këshilltarë nga Vleni, por jo edhe ata nga VMRO DPMNE. Kjo vjen pas ngjarjes së djeshme të rëndë kur duke kërcyer nga një pedalinë, jetën e humbi një djalë 20‑vjeçar nga Oktsisi i Strugës.

Struganët kërkojnë nga institucionet të ndërmarrin masa për siguri më të madhe të pushuesve.

“Më e rëndësishmja është siguria e tyre. Këtu vijnë edhe fëmijë dhe duhet pasur kujdes ndaj tyre. Duhet të ketë më shumë kontroll mbi pedalinat dhe sigurinë e të gjithë qytetarëve dhe turistëve që vijnë në qytet“, tha një banor.

Duhet vetë pronari ta kufizojë numrin në dy‑tre persona në pedalina, më shumë jo, sepse kjo teprohet. Atëherë dikush mund të bjerë nga pedalina dhe të mbytet. Hipin edhe 5‑6 persona“, tha një banor tjetër.

Qytetarët kërkojn të ketë shpëtimtarë në çdo plazh, pajisje shpëtimi, mjete për ndihmë të parë, sinjalistikë të qartë dhe informacione për larësit, kontrolle të rregullta dhe dënime për koncesionerët e papërgjegjshëm. Kërkohet edhe vetëdije më e madhe nga vetë larësit dhe turistët./Alsat.mk.

The post Strugë, pedalinat mbeten në plazhe pavarësisht nismës për ndalim appeared first on Alsat.