Shkupi pasditen e sotme është përfshirë nga një stuhi e fuqishme, e shoqëruar me reshje të rrëmbyeshme shiu, erë të fortë dhe bubullima intensive.
Sipas informacioneve të fundit, reshje janë regjistruar edhe në pjesët veriperëndimore dhe qendrore të Maqedonisë, ndërsa moti i paqëndrueshëm po lëviz nga perëndimi drejt lindjes.
Qytetarët u bëhet thirrje të tregojnë kujdes të shtuar gjatë lëvizjes, veçanërisht në komunikacion, për shkak të mundësisë së uljes së dukshmërisë, grumbullimit të ujit në rrugë dhe erërave të forta.Shërbimet kompetente po e monitorojnë situatën, ndërsa rekomandohet që të shmanget qëndrimi në ambiente të hapura gjatë reshjeve intensive dhe bubullimave.
