Pasditen e sotme janë krijuar vranësira të paqëndrueshme, të cilat filluan fillimisht në rajonet ekstreme veriperëndimore dhe pjesë të rajoneve lindore të vendit, si dhe në rajonin e Pollogut. Jostabiliteti aktualisht vazhdon të zhvillohet në rajonin e Shkupit dhe Kumanovës, ku ka paraqitje të shirave të rrëmbyeshëm, erërave të forta, bubullimave dhe breshërit, njoftoi Departamenti Meteorologjik.

Deri në fund të ditës, pritet të vazhdojë të ketë vranësira të paqëndrueshme në nivel lokal me shira të rrëmbyeshëm, bubullima dhe erëra të forta, dhe herë pas here me breshër të mundshëm.

Gjatë natës do të mbizotërojë mot me vranësira të ndryshueshme. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i ndryshueshëm.

The post Stuhia godet Shkupin dhe Kumanovën, moti i keq rikthehet nesër appeared first on Alsat.