Kryetari i komunës së Çairit, Izet Mexhiti tha se në rajonin e komunës janë sanuar shumica nga dëmet që shkaktoi stuhia në Shkup, përcjell TV21. Mexhiti u shpreh se Komisioni po vlerëson dëmet, ndërsa theksoi se bashkë me Qytetin e Shkupit, do t’u ndihmojnë qytetarëve.

“Nëse krahasohet me komunat e tjera të Shkupit, nuk mund të them se është komuna më e dëmtuar. Ka komuna shumë më të dëmtuara, Krposhi, Qendra, Aerodromi. Po ashtu kemi formuar edhe vlerësimin e dëmeve në komunën e Çairit”, tha mes tjerash Mexhiti.