Kryetari i degës së BDI në Zhelinë Emir Sulejmani ka lëshuar akuza për udhëheqësinë e Komunës së Zhelinës duke i quajtur të papërgjegjshëm ndaj punotrëve të ndërmarjes komunale që kujdesen për ambientin jetësor.
Më poshtë ju sjellim tekstin e plot:
Vazhdon kollapsi financiar në Komunën e Zhelinës!
Përveç këshilltarve komunal, Komuna e Zhelinës ka lënë në haresë edhe punëtorët e Ndërmarrjes Publike Komunale, ku ata për më shumë se tre muaj nuk i kanë marë pagat e tyre!
Kjo nuk është thjesht papërgjegjshmëri, kjo është krim ndaj njerëzve që mbajnë në këmbë shërbimet publike.
Ku shkojnë parat e tyre?
Është e papranueshme që këta punëtorë të mos marin hakun e tyre, ndërsa përgjegjësit fshihen pas premtimeve të kota.
Duhet tu jepet fund zvarritjeve dhe abuzimeve, që bëhen ndaj të punësuarve dhe ndaj qytetarve!