Kryetari i degës së BDI-së në Zhelinë Emir Sulejmani ka reaguar lidhur me situatën politike në vend dhe tendencat për shfyqizimn e ligjit për përdorimin e gjuhës shqipe.

Më poshtë ju sjellim reagimin e tij të plotë:

“Situata në qeverisjen e Maqedonisë së Veriut po përballet me sfida të rëndësishme lidhur me legjitimitetin etnik.
Mungesa e përfaqësimit të balancuar dhe përçarjet etnike po ndikojnë në stabilitetin dhe efektivitetin e institucioneve.

Jemi duke u përballur me një sfidë të rëndësishme në ruajtjen dhe promovimin e gjuhës shqipe 🇦🇱
Shënohet një degradim i gjuhës shqipes në shumë aspekte të jetës institucionale dhe publike, duke kërcënuar pasurimin dhe përdorimin e saj të duhur.

Është koha që të angazhohemi për mbrojtjen dhe zhvillimin e gjuhës shqipe, për të siguruar që ajo të ruajë rëndësinë dhe rolin e saj në shoqëri 🤝” – shkruan Sulejmani.