SPB Tetovë ka njoftuar për tre raste të sulmeve fizike dhe një rast të kërcënimit me armë gjatë 24 orëve të fundit në Tetovë, Gostivar dhe rrethinë.
Në Dobërdoll, një 60-vjeçar ka denoncuar se është sulmuar fizikisht nga një bashkëfshatar.
Në Tetovë, një 55-vjeçar ka raportuar se një 35-vjeçar ka sulmuar fizikisht djalin e tij të mitur, ndërsa më pas është denoncuar edhe një përleshje mes dy personave.
Rasti më serioz është raportuar në Zhelinë, ku një 29-vjeçar ka deklaruar se një person me të cilin kishte pasur mosmarrëveshje është afruar duke mbajtur thikë dhe më pas ka nxjerrë pistoletë.
Sipas denoncimit, personi e ka qëlluar pistoletën dhe më pas e ka drejtuar atë në drejtim të 29-vjeçarit.
Policia po ndërmerr masa për zbardhjen e plotë të të gjitha rasteve.
“Më 28.08.2026, në ora 10:20, në DPB Gostivar, N.J. (60) nga fshati Dobërdoll i Gostivarit ka raportuar se në fshat është sulmuar fizikisht nga M.N., gjithashtu nga Dobërdolli. Po atë ditë, në ora 23:00, në SPB Tetovë, Gj.R. (55) nga Tetova ka raportuar se rreth orës 20:45, D.J. (35) nga Tetova e ka sulmuar fizikisht djalin e tij të mitur. Pas mesnate, më 29.08.2026, në ora 00:40, në SPB Tetovë është raportuar se në Tetovë, Gj.R. (55) nga Tetova e ka sulmuar fizikisht D.J. (35) nga Tetova.
Më 29.08.2026, rreth orës 02:00, në SPB Tetovë, M.D. (29) nga fshati Zhelinë ka raportuar se në fshat, ndërsa ishte me miqtë e tij A.B., I.R., R.H. dhe R.Xh., të gjithë nga Zhelina, R.Sh. nga Zhelina, me të cilin më herët kishte pasur mosmarrëveshje, është afruar tek ata duke mbajtur një thikë në dorë. Më pas, sipas denoncimit, ai ka nxjerrë një pistoletë dhe e ka drejtuar armën në drejtim të denoncuesit”, theksojnë nga SPB-Tetovë.
