Një aventurë e re duket në horizont për Federiko Kiesa. Pavarësisht një kontrate që e lidh atë me Liverpullin deri në vitin 2028, ish-sulmuesi i Juventus mund të ndryshojë sërish ekip sezonin e ardhshëm.

Sipas portalit spanjoll “AS”, skuadra e Atletiko Madridi është i interesuar për anësorin italian. Me Korrea-n në largim, një vend mund të bëhet i disponueshëm në sulmin e Çollo Simeone-s.

Për këtë arsye, trajneri argjentinas e ka përfshirë Kiesa-n në listën e blerjeve të mundshme gjatë verës. E vetmja pengesë për të kapërcyer për momentin është rroga e lartë që merr sulmuesi. Synimi i Kiesa-s është të gjejë hapësirë ​​në funksion të Kupës së Botës 2026. Në Itali ka interesim nga Napoli, i cili po ndjek çdo zhvillim.

The post Sulmuesi italian pranë kalimit tek Atletiko Madridi në Spanjë appeared first on Alsat.