Sofja është e gatshme për dialog me Shkupin theksoi presidenti bullgar, Rumen Radev në prag të takimit jozyrtar me presidenten Gordana Siljanovska-Davkova, e cila është në vizitë të vendeve fqinje dhe do të marrë pjesë në performancën e operës dhe baletit tonë në Sofje. Radev tha se dialogu nuk duhet të ndalet vetëm në bashkëpunimin kulturor dhe ekonomik mes dy vendeve.
“Ne presim që me këtë dialog të zgjidhen përfundimisht edhe problemet e hapura”, tha Rumen Radev – president i Bullgarisë.
Radev propozoi se si të zgjidhen çështjet e hapura.
“Ata duhet zgjidhur në bazë të Marrëveshjes për fqinjësi të mirë dhe miqësi, protokolleve të nënshkruara dhe përfundimeve të Këshillit të BE-së nga viti 2022, të miratuar unanimisht nga të gjitha vendet anëtare, të miratuar edhe me pajtim nga Republika e Maqedonisë së Veriut, që të mundet përfundimisht të hapet rruga e fqinjit tonë drejt integrimit të plotfuqishëm”, shtoi presidenti i Bullgarisë, Rumen Radev.
Ai i thirri dy qeveritë për dialog të këtillë. Paraprakisht kryeministri Hristijan Mickoski theksoi se do të pritet qeveri e qëndrueshme politike në Bullgari ndërsa zgjedhjet atje janë caktuar për më 27 tetor. Me qeverinë se në Sofje, do të bisedohej për zhbllokimin e procesit eurointegrues përmes mundësisë për ndryshimet kushtetuese me prapaveprim ndërsa sipas shefit të diplomacisë, Timço Mucunski nuk nevojitet që të ndryshohen korniza negociuese dhe përfundimet e Këshillit të BE-së për ta realizuar këtë.
Përndryshe, Radev theksoi se në tryezë do të parashtrohet edhe çështja për ndërtimin e korridorit 8 dhe mundësia për vizitën e tij zyrtare në Shkup.