Është akoma e paqartë nëse do të realizohet takimi i përfolur i Presidentes Gordana Siljanovska Davkova me kryeministrin bullgar Rosen Zheljazkov në margjina të Samitit të NATO-s në Hagë.
Pala maqedonase ka pritur më shumë se një muaj konfirmimin e këtij takimi, ndërkohë që pala bullgare nuk kishte dhënë konfirmim.
Takimi u propozua gjatë vizitës në Shkup nga kreu i Këshillit Evropian Antonio Koshta, si hap drejt zgjidhjes së ngërçit mes dy vendeve. Samiti në Hagë zhvillohet sot dhe nesër./ Alsat.mk
The post Takimi mes presidentes së Maqedonisë dhe kryeministrit bullgar mbetet i paqartë appeared first on Alsat.