Ministri i Shëndetësisë së Maqedonisë së Veriut, Arben Taravari, ka bërë thirrje që të ketë më shumë investime në spitale e shkolla sesa në xhami.

Taravari këto deklarime i bëri gjatë përurimit të rinovimit të repartit interno të Spitalit Klinik të Tetovës.

“Shumica e njerëzve tanë dhe kompanive, sidomos në Maqedoninë Perëndimore, investojnë nëpër xhami, që është shumë mirë, por dua t’iu përkujtoj që me siguri shumë më shumë sevape do të merrni nëse investohet nëpër shkolla dhe nëpër spitale”, tha Taravari, transmeton Klankosova.tv.

Sipas tij, investimet në shkolla e spitale do t’i përmirësonin kushtet në vende në të cilat mësojnë fëmijët ose marrin shërbime shëndetësore të gjithë qytetarët.