Taravari thotë se statusi i tij në Facebook e ndryshoi fatin e shtetit të Maqedonisë

Statusin që para një viti e bëri në rrjetin social Facebook, Arben Taravari tha se ndryshoi fatin e shtetit të Maqedonisë. Taravari kujtoi një vjetorin e këtij statusi që siç tha, po vlen dhe shtoi se, edhe pse i gjendur në presion të lartë, vendosi të zgjidhë njerëzit.

“Si sot para një viti bëra një status që do të ndryshonte fatin e shtetit. Megjithëse i gjendur në presion të lartë, unë vendosa të zgjidhja Njerëzit!

Sot në përvjetorin e tij mund të them që Po Vlen”, tha Arben Taravari.

Postimin që Taravari bëri para një viti kishte të bëjë me vulat e ASH, ndërkohë që pati shkruar se, asnjë gjykatë nuk ka dhënë ndonjë vendim në favor të Ziadin Selës e ASH-në e këtij të fundit e pati quajtur shoqatë, e cila është shkrirë në BDI.

“Shoqata e Ziadin Selës, e cila u shkri në BDI, le ta ketë të qartë se asnjë gjykatë nuk ka dhënë ndonjë vendim në favor të tyre. Vula e vërtetë e Aleancës për Shqiptarët është vullneti i anëtarësisë dhe strukturave legjitime të partisë. Çdo përpjekje për të manipuluar opinionin publik është e kotë, pasi e vërteta është e qartë dhe e pakontestueshme”, pati shkruar Taravari.