Së paku një person ka mbetur i plagosur në të shtënat që kanë ndodhur pak më parë në lagjen Çento të Shkupit, mëson MKD.mk nga burime të veta.

Informatat fillestare të MKD.mk thonë se nga të shtënat me armë zjarri është plagosur rëndë një person dhe është dërguar në spital për trajtim të mëtutjeshëm.

Sipas informacioneve të para, të shtëna janë qëlluar nga një makinë në lëvizje.

Më shumë informacione nga policia priten sonte vonë ose nesër në mëngjes.