Sipas Drejtorisë për Punë Hidrometeorologjike, moti sot do të jetë me diell dhe i ngrohtë, me vranësira të pakta deri në mesatare lokale.

Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga drejtimi i ndryshueshëm.

Temperaturat e mëngjesit do të lëvizin nga 11 deri në 21 gradë Celsius, ndërsa temperaturat maksimale gjatë ditës do të arrijnë nga 30 deri në 38 gradë.

Në Shkup do të mbizotërojë mot me diell dhe i ngrohtë, i shoqëruar me erë të dobët nga drejtimi i ndryshueshëm.

Moti i ngrohtë do të vazhdojë edhe në ditët në vijim, ndërsa në dhjetëditëshin e parë të gushtit pritet që temperaturat të arrijnë deri në 40 gradë Celsius.

The post Temperatura deri në 38°C, vapa vazhdon edhe ditët në vijim appeared first on Alsat.