Moti sot do të jetë me diell dhe me vranësira të pakta deri mesatare. Pasdite pritet paraqitje lokale e motit jostabil me reshje të rrëmbyeshme shiu, bubullima dhe erë të përforcuar. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga drejtimi perëndimor. Temperatura minimale do të lëvizë nga 7 deri në 16 gradë, ndërsa ajo maksimale nga 26 deri në 34 gradë Celsius, njofton Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike.

Në Shkup moti do të jetë me diell dhe me vranësira të pakta deri mesatare. Pasdite, në disa pjesë të luginës, do të ketë kushte për reshje afatshkurtra shiu dhe bubullima. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga drejtimi veriperëndimor. Temperatura minimale do të zbresë në 12 gradë, ndërsa maksimalja do të arrijë deri në 32 gradë.

Deri në fund të javës së punës do të mbajë mot me vranësira të ndryshueshme dhe periudha me diell gjatë paradites. Në orët e pasdites do të ketë kushte për reshje lokale shiu, bubullima dhe erë të përforcuar. Të enjten priten procese më intensive me reshje më të dendura, erë të fortë, bubullima dhe kushte për paraqitje të breshrit. Do të fryjë erë e përforcuar deri e fortë nga drejtimi perëndimor, e cila të martën në pjesët perëndimore të vendit herë pas here do të arrijë shpejtësi deri në 60 kilometra në orë.