Dy persona kanë përfunduar në pranga nën akuzën për ndërmjetësim në prostitucion, pas aksionit të Sektorit të Punëve të Brendshme në Tetovë, që u zhvillua në një ndërtesë në rrugën e Ilindenit mbrëmjen e kaluar. Bëhet fjalë për personat me inicialet K.Z., 31vjeçar dhe 27 vjeçarin M.Z., nga Tetova, të cilët ishin denoncuar në polici, nga nëna e 31 vjeçares, e cila kishte kërkuar nga policia që të intervenoj për kapjen e tyre. Ndërhyrja e policisë hasi në vështirësi pasi 31 vjeçarja kishte refuzuar të hap derën dhe kërcënonte se do t’i jap fund jetës. Nga Sektori i Punëve të Brendshme të Tetovës kanë njoftuar se hetimet vazhdojnë dhe pritet kallëzim përkatës.
“Mbrëmë rreth orës 20:00, pjesëtarë të Sektorit të Punëve të Brendshme Tetovë, kanë privuar nga liria 31 vjeçaren K.Z, dhe 27 vjeçarin M.S., nga Tetova, të cilët dyshohen për veprën penale ndërmjetësim në prostitucion, e dënueshme sipas Nenit 191 të Kodit Penal. Të njëjtët janë mbajtur në stacionin policor në Tetovë, për procedurë të mëtejme. Njëherësh me urdhër të gjykatësit në banesën e personit K.Z, është kryer bastisje, ku janë gjetur gjësende që burojnë nga vepra penale. Pas dokumentimit të plotë të rastit, kundër tyre do të iniciohet parashtresa përkatëse”. Tha Fatmir Rexhepi. zëdhënës i SPB Tetovë./Alsat.mk
The post Tetovë: Kërcënime me vetëvrasje dhe bastisje, prangosen dy të rinj për ndërmjetësim në prostitucion appeared first on Alsat.
