Ndërsa Italia përjeton pesimizëm në kombëtare, edhe skuadra me histori të lavdishme si Gjermania po përjetojnë pasiguri. Pas fitimit të Botërorit 2014, “Manschaft” u eliminua në fazën e grupeve më 2018 dhe 2022.
Kualifikimet për Botërorin 2026 nisën keq, me humbjen 2-0 ndaj Sllovakisë, megjithëse u pasua nga fitorja 3-1 ndaj Irlandës së Veriut. Edhe me lojtarë si Musiala (i dëmtuar për momentin), Virtz dhe rritjen e Voltemade, realiteti nuk përputhet me shpresat.
Toni Kroos, ish-kampion dhe protagonist i Gjermanisë, në podcastin e tij “Einfach mal Luppen” ishte i qartë.
“Nuk ka lojtarë me atë aurë që sjellin besim. Mungon besimi, cilësia dhe kuptimi mes lojtarëve. Jemi shumë larg të luftuarit për titull. Gjermania është shumë larg potencialit për të garuar në Kupën e Botës,” tha mes tjerash Kroos.
The post Toni Kroos: Gjermania është shumë larg të luftuarit për titull appeared first on Alsat.
