Transporti I nxënësve në Komunën e Tetovës ka përplasur BDI-në me kryetarin e Komunës. Këshilltarët e BDI-së kanë akuzuar kryetarin kasami se në mënurë të palogjshme në katëer sy ka bërë kontrat me kompani të palincecuar për bartjenj e nxënësve edhe pse ekzistion kontrat në fuqi me kompani e cila posedon licencë për këytë veprimtare.

Nga ana tjetër kreu I komunjës Kasami nuk I është përgjigjur akuzave konkrete po në prononcimin  e tij thotë se nuk guxon të ketë ngecje të  transportit public në Tetovë.

Ndryshe kompania e zgjedhur nga ana e Kasamit  tani është po e njejta kompania që dikur Lëvizja Besa si opozitë në Komunën e Tetovës kritikonte atëkohë Teuta Arifin se nxënësit e shkollave të mesme i bart ë kompani e paliçensuar.

LIRIDON DISHA, KOORDINATOR I GRUPIT TË KËSHILLTARËVE TË BDI-SË NË KOMUNËN E TETOVËS.

“Komuna e Tetovës, megjithëse ka një marrëveshje me një kompani transporti që tashmë ka licencë dhe leje për transportin e nxënësve, ka vendosur ta shkëpusë këtë marrëveshje dhe t’ia japë tenderin prej rreth 1.000.000 eurosh një kompanie tjetër të afërt me Bilall Kasamin. Bëhet fjalë për kompaninë “Bashkim Tours”, e cila nuk posedon leje dhe orar pune të aprovuar nga Komuna e Tetovës. Arsyeja e reagimit tonë qëndron në faktin se kompania e cila ka marrë detyrën e bartjes së nxënësve nuk ka leje për këtë veprimtari dhe për rrjedhojë nuk ka as orar të përcaktuar me ligj. Kjo na çon të dyshojmë se Bilall Kasami ka bërë marrëveshje të fshehta, duke anashkaluar të gjitha procedurat ligjore. Hapja e shpalljes për marrjen e lejes na është sjellë në Këshillin Komunal më datë 26.08.2024 dhe ajo ende është e hapur. Kjo dëshmon qartë se kompania e cila tashmë ka nisur veprimtarinë e bartjes së nxënësve NUK POSEDON LEJE në përputhje me dispozitat ligjore. Kjo nënkupton se veprimtaria e saj kryhet pa pasur dokumentacionin e duhur,”

BILALL KASAMI KRYETAR I KOMUNËS SË TETOVËS

“BDI ka luajtur me tender në të kaluarën dhe kjo është shenjë njohëse e saj ne në asnjë moment nuk kemi bërë kalkulime të tilla ka pasur, por edhe me arrdhjen tonë në krye të komunës së Tetovës ka pasur kështu lojëra. Por me ardhjen time në krye të komunës së Tetovës nuk ka pasur ngecje në transportin publik. Në mbledhjen e fundit të këshillit u miratua ndryshimi i afatit të aplikimit për liçencë të kompanive që merren me transportin e nxënësve, ne vetëm kërkojmë të ketë liberalizim më të madh në mundësin që ofrojnë kompanitë për të bërë transportin e nxënësve. Ne bëjm zgjidhje aty ku BDI ka bërë probleme.” /tvklan.mk