Presidenti amerikan Donald Trump ka kërcënuar Bashkimin Evropian me tarifa të rënda nëse Brukseli avancon me propozimin për ta bërë Kanadanë anëtare të asociuar të BE-së. Trump e cilësoi idenë si “qesharake” dhe tha se, nëse e konsideron një veprim të tillë armiqësor ndaj SHBA-së, mund të vendosë tarifa të larta ose të kufizojë tregtinë me Evropën. 

Propozimi për një partneritet më të ngushtë me Kanadanë u bë nga presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ndërsa kryeministri kanadez Mark Carney e ka mbështetur afrimin me BE-në. Carney deklaroi në Parlamentin Evropian se Kanadaja dhe Evropa janë më të fuqishme së bashku dhe se bashkëpunimi synon forcimin e sovranitetit dhe ekonomisë së të dyja palëve. 

Komisioni Evropian ka theksuar se partneriteti me Kanadanë nuk synon të jetë kundër Shteteve të Bashkuara, por të forcojë bashkëpunimin mes aleatëve.