Presidenti amerikan Donald Trump, në një intervistë për “Fox News”, deklaroi se Irani mund të kontaktojë SHBA-në nëse dëshiron të negociojë për përfundimin e luftës.

“Nëse duan të negociojnë, mund të vijnë tek ne ose të na telefonojnë. E dini, ka telefon. Kemi linja shumë të mira dhe të sigurta”, tha Trump.

Ai theksoi se e ka anuluar udhëtimin e planifikuar të të dërguarve të tij specialë, Steve Witkoff dhe Jared Kushner, në Islamabad, ku po qëndron edhe ministri i jashtëm iranian, Abbas Araghchi.

“Mendoj se lufta me Iranin do të përfundojë shumë shpejt dhe ne do të jemi fitues, tha Trump, duke shprehur bindjen se Republika Islamike nuk do të vazhdojë zhvillimin e programit të saj bërthamor”, theksoi Trump.

Ai gjithashtu kritikoi sërish aleatët e NATO-s për mosmbështetjen e SHBA-së në konfliktin me Iranin.

“Britania e Madhe tha se do të dërgojë anije kur të përfundojë lufta, dhe kjo nuk është mirë”, shtoi Trump.

Presidenti i SHBA-së tha gjithashtu se sot ka pasur “biseda shumë të mira” me homologun e tij rus Vladimir Putin dhe me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky.

“Po punojmë për situatën në Rusi shpresojmë ta përfundojmë edhe atë”, shtoi Trump.