Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se humbja në zgjedhjet e mesme të mandatit nuk i konsideron si goditje personale apo si një mesazh kundër presidencës së tij.
Trump ka fajësuar vetë kandidatët për rezultatet e dobëta, duke mos i lidhur ato me politikat e administratës së tij, pavarësisht vlerësimeve të pafavorshme në çështje si ekonomia dhe lufta me Iranin.
“Unë nuk e shoh si një goditje për mua. Kemi pasur dy vjetët më të mira në historinë e presidencës”, ka deklaruar Trump.
Disa kandidatë të mbështetur nga presidenti amerikan kanë humbur në zona ku Trump kishte fituar bindshëm në zgjedhjet presidenciale të vitit 2024.
