Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) kanë ndaluar hyrjen në vend të 23.685 kilogramëve mish pule të ngrirë me origjinë nga Brazili.
Ngarkesa u refuzua pasi nuk ishte në përputhje me vendimin në fuqi që ndalon importin e kafshëve të gjalla, produkteve dhe nënprodukteve me origjinë shtazore, si masë parandaluese kundër përhapjes së virusit të gripit të shpendëve me patogjenitet të lartë. Sipas autoriteteve, mishi ishte prodhuar në janar të vitit 2025, ndërsa rregullorja ndalon importin e produkteve që rrjedhin nga kafshë të therura, të ngarkuara ose të certifikuara para 1 gushtit 2025.
Për të njëjtën arsye, në dhjetor të vitit 2025, në pikën kufitare u kthye edhe një ngarkesë tjetër me mbi 26 tonë kofsha pule të ngrira.
Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë u ka bërë thirrje importuesve që të respektojnë legjislacionin dhe standardet e sigurisë ushqimore, duke theksuar se mbrojtja e shëndetit të qytetarëve mbetet prioritet kryesor si për institucionin ashtu edhe për shtetin.
