Një 65-vjeçar nga Haraçina është arrestuar në Likovë, pasi dyshohet se transportonte dru zjarri pa dokumentacion dhe nuk iu bind urdhrit të policisë për të ndaluar. Ngjarja ka ndodhur më 5 tetor rreth orës 18:00, kur policët e SPB-së Kumanovë kanë tentuar ta ndalojnë kamionin që e drejtonte XH.A., por ai, sipas policisë, tentoi të ikte.

“Më 05.10.2026, në orën 18:00, nëpunës policorë të SPB Kumanovë e privuan nga liria Xh.A. (65) nga fsh. Haraçinë. Ai në fsh. Likovë drejtonte një automjet transportues, në të cilin transportonte dru pa vulë dhe nuk ishte ndalur në shenjën e dhënë ”stop” nga nëpunësit policorë, por kishte tentuar të ikte. Xh.A. është ndaluar në stacionin policor dhe pas dokumentimit të plotë të rastit, kundër tij do të vijojë kallëzimi përkatës”, thonë nga MPB.