Prokuroria ka ngritur aktpadi ndaj ish drejtoreshës organizative te Klinikes se Toksikologjise, Besia Ilazi, e cila ua vazhdoi 17 te punesuarve shqiptar kontratat e punes. Edhe pse 17 te punesuarit shqiptare, per me shume kohe kishin punuar pa vazhdim te kontratave, prokuroria e ka pare kete veprim te kunderligjshem.

Drejtoresha e Iljazi, kuader i PDE-së së Arjanit Hoxhës, ka qene ne shenjester te mediave maqedonase jovetem per kete rast, por edhe per shkak se u drejtohej ne gjuhen shqipe. Mediat maqedone kane bere presion te jashtzakonshem per kete ceshtje, duke aluduar se Iljazi qellimshem nuk e perdorte gjuhen maqedonase por vetem ate shqipe.

Prokurori publik nga Prokuroria Themelore Publike Shkup ka ngritur aktakuzë kundër një personi për veprën penale – Keqpërdorim i pozitës dhe autoritetit zyrtar nga neni 353 paragrafi 1 i Kodit Penal.

Sipas prokurorise e akuzuara në cilësinë e drejtoreshës organizative të një institucioni shëndetësor publik – Klinikë Universitare për Toksikologji, ka tejkaluar kompetencat e saj zyrtare me qëllim që t’u mundësojë përfitim pasuror të kundërligjshëm për 17 persona. Duke vepruar në kundërshtim me Ligjin për Parandalimin e Korrupsionit dhe Konfliktin e Interesit, Kodin Zgjedhor dhe Ligjin për Kujdesin Shëndetësor, ajo në maj të këtij viti ka lidhur kontrata pune me personat për punësimin e tyre në Klinikë, pas së cilës ka nxjerrë në mënyrë retroaktive urdhërpagesat me të cilat ajo u ka paguar atyre kompensim mujor për punësimin e tyre të mëparshëm të supozuar. Ajo ka shtuar në listë persona me të cilët nuk është lidhur fare kontratë pune dhe të cilëve u është paguar edhe kompensimi për gjoja punët e kryera. Në këtë mënyrë është dëmtuar buxheti i Klinikës në shumë prej 659.781 denarë, ndërsa të punësuarve u është siguruar përfitim pasuror i kundërligjshëm.