Ndërmarrja Publike “Ujësjellës dhe Kanalizime – Shkup” njofton se uji i pijshëm në Qytetin e Shkupit është i sigurt për konsum, bazuar në rezultatet e analizave të fundit.

Sipas njoftimit, Sektori i Kontrollit Sanitar ka kryer kontrolle të cilësisë së ujit gjatë periudhës 7–11 shtator 2026. Në kuadër të këtyre kontrolleve janë marrë gjithsej 174 mostra për analiza fiziko-kimike dhe po aq mostra për analiza mikrobiologjike, nga 54 pika matëse në territorin e Qytetit të Shkupit.

Rezultatet e analizave kanë treguar se të gjitha mostrat e testuara janë në përputhje me kërkesat e përcaktuara në Rregulloren për sigurinë dhe cilësinë e ujit të pijshëm.

Nga NP “Ujësjellës dhe Kanalizime – Shkup” theksojnë se publikimi i raportit javor bëhet me qëllim të informimit të qytetarëve për cilësinë dhe sigurinë e ujit që furnizon qytetin.