Ndërsa shtrirja e plotë e inkursionit të Ukrainës në Rusi mbetet e paqartë, qyteti i Sudzhas ka qenë në qendër të vëmendjes gjatë ditëve të fundit.
I vendosur rreth 10.5 kilometra larg nga kufiri me Ukrainën, Sudzha ndodhet rreth 100 kilometra larg kryeqytetit rajonal të Kurskut.
Qyteti ka qenë shtëpia e rreth 5,000 njerëzve dhe konsiderohet të jetë qendër e rëndësishme e transportit të gazit, shkruan skynews.
Por, pasi forcat ukrainase depërtuan përtej kufirit në një kundërofensivë shokuese, nuk është më e sigurt që Sudzha është nën kontrollin rus.
Kjo pasi trupat ukrainase të cilat kanë kaluar kufirin – që mendohet të jenë me mijëra – kanë zgjeruar zonat nën kontrollin e tyre.
Ndryshe, së fundmi Rusia ka shpallur emergjencë “në nivel federal” shkaku i sulmeve të shumta ukrainase.
Siç raporton Instituti për Studimin e Luftës (ISW) me bazë në Uashington, forcat ukrainase kanë vazhduar me “përparimet e tyre të shpejta” më thellë në territorin rus. /Telegrafi/