Moti sot do të jetë me diell dhe i nxehtë, njoftojnë nga Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga drejtimi verilindor. Temperaturat minimale do të lëvizin nga 12 deri në 20 gradë Celsius, ndërsa maksimalet do të arrijnë nga 32 deri në 39 gradë.
Në Shkup pritet gjithashtu mot me diell dhe i nxehtë, me erë të dobët deri mesatare nga drejtime të ndryshme. Temperatura minimale do të jetë 18 gradë, ndërsa ajo maksimale do të arrijë në 36 gradë Celsius.
Sipas sinoptikanëve, nën ndikimin e një vale të të nxehtit, moti deri në fund të javës së ardhshme do të mbetet me diell dhe shumë i nxehtë. Veçanërisht nga e mërkura, në disa zona temperaturat ditore do të kalojnë 40 gradë Celsius.
