Zëvendëspresidenti amerikan JD Vance ka mbërritur në Zvicër, ku sot pritet të nisin bisedimet e drejtpërdrejta mes Shteteve të Bashkuara dhe Iranit. Negociatat zhvillohen në një periudhë tensionesh të vazhdueshme në Lindjen e Mesme, me fokus te programi bërthamor iranian, zbatimi i armëpushimit në Liban dhe arritja e një marrëveshjeje përfundimtare në 60 ditët e ardhshme.

Në takim marrin pjesë delegacione të nivelit të lartë nga të dy vendet, ndërsa Pakistani vazhdon të luajë rolin e ndërmjetësit. Bisedimet zhvillohen në kohën kur përplasjet mes Izraelit dhe Hezbollahut vazhdojnë, ndërsa SHBA-ja dhe Irani kanë qëndrime të kundërta edhe për situatën në Ngushticën e Hormuzit, një nga korridoret më strategjike për transportin e naftës në botë.