Moti në vend sot do të jetë kryesisht me diell dhe i ngrohtë, me vranësira të pakta deri mesatare. Sipas Drejtorisë për Punë Hidrometeorologjike, nga mesdita pritet zhvillim lokal i vranësirave jostabile që mund të sjellin reshje të rrëmbyeshme shiu, bubullima, erë të përforcuar dhe në disa zona edhe breshër.

Temperaturat e mëngjesit do të lëvizin nga 10 deri në 17 gradë Celsius, ndërsa gjatë ditës do të arrijnë deri në 34 gradë.

Në Shkup do të mbajë mot me diell dhe i ngrohtë, me vranësira të pakta deri mesatare. Pasdite, në pjesë të caktuara të luginës priten reshje lokale shiu, bubullima dhe erë më e fuqishme. Temperatura maksimale do të arrijë deri në 32 gradë Celsius.

Meteorologët paralajmërojnë se moti i ngrohtë do të vazhdojë edhe në ditët në vijim. Paraditet do të jenë kryesisht me diell, ndërsa pasditet do të karakterizohen nga zhvillime lokale të vranësirave jostabile, me reshje të rrëmbyeshme, bubullima dhe erë të përforcuar.

Për shkak të energjisë së lartë në atmosferë, ekzistojnë kushte për procese më intensive atmosferike dhe paraqitje të izoluar të motit të ligë, të shoqëruar me breshër.