Gjykata Speciale do ta transmetojë të mërkurën seancën e shpalljes së aktgjykimit në rastin ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit, me vetëm 10 minuta vonesë.

Seanca do të jetë publike dhe do të transmetohet në gjuhën shqipe, angleze dhe serbe. Ndryshe nga praktika e mëparshme, kur transmetimet vonoheshin deri në 45 minuta, këtë herë vonesa do të jetë më e shkurtër, pasi pritet të bëhet vetëm shpallja e verdiktit.

Sipas njoftimit të Dhomave të Specializuara të Kosovës, personat që kanë siguruar ulëse në galerinë publike, qendrën e medias ose dhomat e informimit janë njoftuar përmes postës elektronike për pjesëmarrjen në ambientet e gjykatës.

The post Vendimi për Thaçin dhe të tjerët do të transmetohet me 10 minuta vonesë appeared first on Alsat.