Një person është vetëdorëzuar në Polici, pasi ndaj tij Gjykata kishte lëshuar urdhërarrest për shkak të veprës penale “përgatitje e veprave terroriste”.
Në raportin e Policisë thuhet se me vendim të prokurorit, i njëjti është dërguar në mbajtje, raporton gazeta online Reporteri.net.
“Prishtinë 09.11.2016. Në lidhje me rastin, më 16.09.2024 është vetë-dorëzuar në polici i dyshuari mashkull kosovar, ndaj të cilit ishte lëshuar urdhër arrest nga gjykata. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e plotë të Policisë.