Mbrëmje magjike në Ligën e Kampionëve, me ndeshjet e të mërkurës që prodhuan rezultate interesante.

Bajern Munihu fiton 3-1 ndaj Çellsit. Autogoli i Çalobahut dhe goli i Kejnit i dhuruan avantazhin e dyfishtë bavarezëve, ndërsa te “Blutë” e Londrës reagoi Palmer.

Goli i dytë i Kejnit i dha qetësinë e duhur Bajernit, me ekipin e Kompanit që doli me 3 pikë nga kjo ndeshje. Palmer futi në lojë Çellsin. por gëzimi zgjati pak, pasi goli u anulua.

 

Liverpulli thyen 3-2 Atletiko Madridin. Golat e shpejtë të Robertson dhe Sallah gjetën përgjigjen e Llorentes, i cili realizoi dopietë. Van Dijk nderoi “The Reds”, me gol në fund.

 

Në sfidat e tjera, Interi mundi 0-2 ndaj Ajaksit, sakaq PSZH-Atalanta përfundoi 4-0 në favor të kampionëve aktual të Evropës.

The post VIDEO / Bajerni “demolon” Çellsin, Van Dajk shpëton Liverpullin appeared first on Alsat.