Liverpulli ka marrë fitore shumë të rëndësishme ndaj Atletiko Madrid me rezultat 3-2, në një fund dramatik. Fundi i ndeshjes në “Anfield” ka qenë dramatik, përveç brenda fushës ashtu edhe jashtë saj.

Pas golit të Van Dijk për 3-2, trajneri i Atletiko Madridit, Diego Simeone ka shpërthyer duke u përplasur me tifozët të cilët e provokonin. Trajneri argjentinas iu vërsul tifozëve, derisa u desh ndërhyrja e sigurimit për ta larguar atë.

 

Kjo ka bërë që gjyqtari kryesor ta ndëshkojë teknikun argjentinas me karton të kuq, i cili nuk ka të drejtë të merret me tifozët përkundër provokimeve që mund të marrë.

Gjithsesi Atletiko Madridi humbi ndeshjen, derisa Diego Simeone do ta humbas edhe ndeshjen e ardhshme ndaj Aintraht Frankfurtit.

The post VIDEO / Simeone përplaset me tifozët, arbitri e përjashton më karton të kuq appeared first on Alsat.