Nën sloganin “Luaj me më të mirët”, Videolotaria Kasinos Austria rindërtoi fushën e sportit shumëfunksionale brenda Shkollës Fillore “Marshall Tito”. Për rindërtimin e fushës së sportit, Videolotaria dhuroi 4,350,000 denarë.
Si një kompani me përgjegjësi shoqërore, Videolotaria Kasinos Austria investon vazhdimisht në projekte, që krijojnë kushte më të mira për të rinjtë dhe komunitetin lokal. Sporti është një nxitës i ndryshimeve pozitive, ai mëson disiplinën, punën në grup, respektin dhe këmbënguljen, vlera që janë të rëndësishme si në fushë ashtu edhe në jetën e përditshme.

Kemi kënaqësinë të ndajmë me publikun se me donacione prej mbi një milion eurosh, kemi mundësuar funksionalitetin e 24 fushave të sportit në të gjithë Maqedoninë, duke kontribuar kështu në zhvillimin shoqëror dhe përmirësimin e jetës së njerëzve në vendin tonë.
Fusha më e re shumëfunksionale e sportit në fshatin Bansko, Komuna e Strumicës, është rindërtuar plotësisht dhe pajisur për hendboll, futboll, basketboll dhe volejboll. Është instaluar një sipërfaqe e re dhe një gardh i ri mbrojtës, si dhe janë siguruar të gjitha pajisjet e nevojshme sportive, me qëllim inkurajimin e aktiviteteve sportive, rekreacionit dhe zakoneve të shëndetshme tek të rinjtë dhe banorët e komunitetit.
Kryetari i Komunës së Strumicës, Petar Jankov, shprehu mirënjohje ndaj Videolotari Kasinos Austria për donacionin dhe bashkëpunimin e suksesshëm, duke theksuar se projekte të tilla kanë një rol të rëndësishëm në zhvillimin e infrastrukturës sportive dhe krijimin e kushteve më të mira për të rinjtë.
Videotaria Kasinos Austria do të vazhdojë ta realizojë me përgjegjësi misionin e saj në të ardhmen, duke krijuar zona moderne për sport, lojëra dhe rekreacion në të gjithë vendin. Përmes kësaj strategjie, kompania kontribuon në mënyrë aktive në zhvillimin e frymës sportive, promovimin e zakoneve të shëndetshme të jetesës dhe përmirësimin e cilësisë së jetës së qytetarëve.
The post Videolotaria me 4.35 milionë denarë rindërtoi 24 fusha sportive në Maqedoni appeared first on Alsat.
