VLEN ka konfirmuar propozimet për ministra pas diskutimeve për rikonstruimin e Qeverisë, që siç ka bërë të ditur, do të udhëheq me tri ministria të reja, atë të Drejtësisë ku për këtë post u propozua Jeton Shasivari, ministrinë për Marrëdhënie ndërmjet Bashkësive që u propozua Agon Ferati si dhe me ministrinë e Kulturës dhe Turizmit propozuan Sedat Sulejmani. VLEN tha se do të vazhdojnë të ushtrojnë detyrën Bekim Sali si zëvendëskryeministër i parë dhe ministër për Çështje Evropiane, Besar Durmishi si ministër i Ekonomisë dhe Punës, si dhe Muhamet Hoxha si ministër i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor.
“VLEN vazhdon me vendosmëri rrugën e ndryshimit, duke sjellë energji të re, kuadro profesionale dhe një qasje të përgjegjshme në qeverisje. Me këtë ekip, VLEN rikonfirmon përkushtimin për reforma, zhvillim dhe përfaqësim dinjitoz të interesave të qytetarëve”, tha VLEN.
