Kreu i Besës, Bilall Kasami, tha se nuk është vendosur akoma për mënyrën e konsolidimit të organeve të tjera të VLEN-it, përfshirë edhe strukturat më të ulta. Sipas tij, vendimet do të merren pasi Alternativa të shkarkojë organet.

“Varet për momentin nga konsultimet që bëhen brenda Alternativës se kur do të marrin një vendim që të ngrihen ato organet e përbashkëta apo komisionet të cilat do të detajojnë të gjithë atë për të cilën në parim jemi marrë vesh”, deklaroi Bilall Kasami, VLEN.

The post VLEN / Kasami: S’kemi vendosur akoma pwr strukturat appeared first on Alsat.