Koalicioni VLEN përmes nje reagimi në media ka hequr përgjegjësinë nga Qeveria dhe MPB rreth incidentit të ndodhur dje me Presidenten e Kosovës Vjosa Osmani.
Më poshtë ju sjellim reagimin e plotë nga VLEN:
Shprehim shqetësimin se një parti politike në Maqedoninë e Veriut, konkretisht BDI, përdor gënjeshtra dhe manipulime në përpjekje për të dëmtuar vetëm Vlenin, pa u shqetësuar se çfarë pasojash do t’i sjellë Republikës së Kosovës. I bëjmë thirrje opinionit që të ndjekë faktet e jo propagandën e BDI-së, thuhet në reagimin e Vlenit.
“Faktet janë si më poshtë: Ministria e Brendshme dhe shteti nuk kanë autoritet për sigurinë e aeroportit, por është nën autoritetin e koncesionarit, që rastësisht është TAV. Sipas Konventës së Vjenës, krerët e shteteve marrin trajtim të veçantë kur udhëtojnë, por detajet e protokolleve të sigurisë përcaktohen nga koncesionari i aeroportit. Një keqkuptim i tillë ka pasur edhe në kohën kur Talat Xhaferi ishte teknikisht kryeministër, pse BDI nuk ka folur për këtë. Dhe ne i quajmë BDI-së nëse i kanë anashkaluar skanerët kur kanë qenë në udhëtime. Edhe një herë i bëjmë thirrje BDI-së që të ndalojë manipulimet dhe të ndalojë prishjen e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Maqedonisë dhe i bëjmë thirrje opinionit që të mos bie nën propagandën e BDI-së”, thuhet në këtë parti.