VMRO-DPMNE akuzon Pajazit Pajazitin se ka gjykuar nën direktivat politike të BDI-së dhe LSDM-së dhe jo sipas ligjit. VMRO-ja gjithashtu akuzon Këshillin Gjyqësor se me ditë të tëra po e toleron Pajazitin, i cili sipas tyre duhej të shkarkohej shumë më parë.
Kjo parti fajëson Pajazitin edhe për rastin e Blerimi Ramdanit, Ixhet Memetit dhe Naqe Georgievit, shkruan Alsat.
‘Dy për qind e besimit të popullit dhe Këshilli Gjyqësor ende hesht për Pajzit Pajaziti, i cili ka lejuar arratisje, ka falur funksionarë të mëparshëm të BDI-së dhe ka liruar dhunuesit nga aeroporti i Shkupit. A ka ndonjë dilemë dikush se pse populli ka 2 për qind besim? Sa duhet të jetë besimi, kur institucioni që duhet të garantojë pavarësinë e gjyqësorit vendoset në mbrojtje të BDI-së dhe LSD-së”, tha Brane Petrushevski, VMRO.