Moti sot do të jetë me vranësira të ndryshueshme dhe më i freskët, me periudha me diell, përcjell TV21. Kryesisht në rajonet skajore perëndimore dhe lindore do të ketë kushte për reshje të herëpashershme lokale të shiut.
Sipas Drejtorisë për Punë Hidrometeorologjike, do të fryjë erë mesatare deri e përforcuar nga drejtimi perëndimor dhe veriperëndimor, me shpejtësi mbi 60 kilometra në orë në disa vende. Temperatura minimale do të lëvizë nga 3 deri në 13 gradë Celsius, ndërsa maksimalja nga 13 deri në 23 gradë Celsius.
Edhe në Shkup moti do të jetë me vranësira të ndryshueshme dhe më i freskët, me periudha me diell. Do të fryjë erë mesatare, herë pas here e përforcuar në disa pjesë të luginës, nga drejtimi veriperëndimor. Temperatura minimale do të jetë 7 gradë, ndërsa maksimalja do të arrijë deri në 20 gradë Celsius.
Moti me vranësira të ndryshueshme do të vazhdojë edhe në ditët në vijim. Të martën priten reshje lokale të rrëmbyeshme shiu, bubullima dhe erë e përforcuar.
