Dy persona kanë humbur jetën pas gjuajtjeve me armë zjarri në Klinë të Kosovës

Rastin për rtv21.tv e ka konfimuar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Pejës, Fadil Gashi. Gashi ka thënë se policia u njoftua rreth orës 17:15 për një gjuajtje me armë zjarri në sheshin “Mujë Krasniqi”, brenda një lokale të qytetit.

Lidhur me rastin, zëdhënësi Gashi tha se një i dyshuar është arrestuar.

“Gjatë operacionit, mjeku kujdestar ka konstatuar se një person është pa shenja jete, ndërsa një tjetër është dërguar menjëherë në emergjencë për trajtim të mëtejshëm,” tha Gashi./21Media