Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka konfirmuar se më 27 shtator do të japë dorëheqje nga posti i presidentit. Ai tha se më pas do të vazhdojë fushatën zgjedhore si qytetar dhe kandidat për kryeministër në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 25 tetorit.
Pas dorëheqjes, detyrën e ushtrueses së detyrës së presidentes pritet ta marrë kryetarja e Kuvendit, Ana Bërnabiq, për një periudhë deri në tre muaj.
Vuçiq ka thënë se do të udhëtojë nëpër Serbi gjatë fushatës, ndërsa lista e koalicionit të udhëhequr nga SNS, në të cilën ai është bartës, tashmë është shpallur nga Komisioni Republikan i Zgjedhjeve.
