Policia ka zbardhur një grabitje të ndodhur në fillim të korrikut në lagjen Ilinden të Shkupit, ndërsa janë arrestuar dy persona të dyshuar për veprën penale.
Bëhet fjalë për dy 26-vjeçarë nga fshati Brezë, të cilët më 4 korrik dyshohet se kanë sulmuar fizikisht një 28-vjeçar nga Haraçina, duke e goditur edhe me një send druri, ndërsa më pas, nën kërcënimin e armës, i kanë marrë paratë.
Të dyshuarit janë arrestuar më 8 gusht në rrugën “Jani Lukrovski”.
Në koordinim me prokurorin publik, ndaj tyre është ngritur kallëzim penal dhe janë dërguar para gjyqtarit të procedurës paraprake, i cili u ka caktuar masa kujdesi./TV21
